Sali Berisha i shkroi letër Altin Dumanit në paraqitjen e tij të radhës në dyert e SPAK dhe kërcënoi me shkrirje të kësaj strukture, shkruan A2 CNN.
“Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu. Dhe ju, njerëz të mediave, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.
Sipas tij propaganda qeveritare po përpiqet të mbulojë korrupsionin e vërtetë të kryebashkiakut Erion Veliaj. “Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen te të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës. Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuar nga familjarët e Ajolës dhe Erionit… Si nuk përmendet më Arbri… U zhduk i vëllai. A e keni parë që s’përmendet më vëllai i Erion Veliajt, ku është ai? Mund të jetë bërë i penduar. Këta prokurorë të SPAK, një pjesë të tyre, si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit”, shtoi Berisha.
Ai vijoi gjithashtu akuzat ndaj Taulant Ballës për lidhje me krimin. “Taulant Balla ishte për t’u arrestuar pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë e me gjykatës… Ka thënë se do të pastrojë plotësisht komisariatin”.