Të paktën 51 persona kanë humbur jetën pas reshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje të mëdha në juglindje të Spanjës, njofton policia spanjolle.
Presidenti i rajonit të Valencias, Carlós Mazón, tha se për momentin nuk mund të konfirmojë një numër të saktë të viktimave, pasi disa persona janë ende të zhdukur.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë përmbytjet katastrofale me dhjetëra apo qindra makina të zhytura në ujë, shkruan A2.
Shërbimet e emergjencës po përdorin dronë për të kërkuar për të zhdukurit në komunën e goditur rëndë të Leturit, njoftoi zyrtarja lokale Milagros Tolon për televizionin publik spanjollTVE.
Mediat raportuan se dhjetëra njerëz në Valencia kaluan natën të bllokuar në kamionë, makina, si dhe mbi çati e ura, duke pritur për ndihmë. Agjencia spanjolle e motit AEMET ka lëshuar alarmin e kuq në rajonin e Valencias dhe nivelin e dytë të alarmit në disa zona të Andaluzisë.