Spanja ka zgjedhur deputeten e saj të parë me sindromën Down, raporton BBC.
Bëhet fjalë për deputeten Mar Galceran e cila u votua në asamblenë rajonale të Valencias, në lindje të vendit.
Galceran thuhet të jetë personi i parë me këtë çrregullim gjenetik që hyn në një parlament rajonal ose kombëtar evropian.
Emërimi i saj është cilësuar si “një hap i madh përpara” dhe një “shembull”
Debutetja 45-vjeçare është marrë me politikë që kur ishte 18 vjeçe kur iu bashkua Partisë Popullore konservatore të Spanjës.
Duke folur për gazetën Guardian, Galceran tha se ajo dëshiron të shihet si një person, dhe jo për çregullimin e saj gjenetik.
“Shoqëria ka filluar të shohë se njerëzit me sindromën Down kanë shumë për të kontribuar”, ka potencuar ajo.