TIRANA, ALBANIA - MAY 16: Britain's Keir Starmer (L), Ukraine's President Volodymyr Zelenskyy (C) and France's President Emmanuel Macron attend a plenary meeting at the beginning of the EPC Summit on May 16, 2025 in Tirana, Albania. The EPC brings together heads of state and government from the 27 European Union countries and 20 others. The items on today's agenda are security and democratic resilience, competitiveness and economic security, and mobility challenges and youth empowerment. (Photo by Leon Neal - Pool /Getty Images)

Starmer: Putin po luan lojëra! Nëse nuk pranon bisedime për paqe, duhet të paguajë çmimin

Kryeministri britanik, Keir Starmer, në fjalimin e mbajtur gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, dha një mesazh të fortë lidhur me sigurinë globale dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Kam kënaqësinë që të jem kryeministri i parë britanik që zhvillon një vizitë dypalëshe. Kënaqësi që të mirëpres Antonion në Londër për samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, moment që në fakt ka të bëjë me njohjen e faktit se shumë sfida me të cilat përballemi – rritja, emigracioni dhe siguria – janë sfida që i ndajmë së bashku dhe vetëm zgjidhje të përbashkëta do t’i trajtojnë”, tha Starmer.

Duke u ndalur te konflikti në Ukrainë, Starmer nënvizoi vendosmërinë e Britanisë së Madhe për të vazhduar mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Kievit. “Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi punuar fort që të sjellim te koalicioni i të vullnetshmëve shumë udhëheqës politikë e ushtarakë”, theksoi ai.

Starmer theksoi se Britania dhe aleatët e saj nuk janë të gatshëm të pranojnë një armëpushim të njëanshëm që favorizon agresorin dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse Rusia refuzon tryezën e dialogut. “Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur ta ndjekim deri në fund, sepse nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes,” u shpreh Starmer.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë britanike theksoi angazhimin për të rritur shpenzimet ushtarake: “Britania është gati të luajë rolin e vet, dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2025 dhe deri në 3% në parlamentin tjetër.”