Policia suedeze ka bërë një deklaratë për shtyp përmes së cilës thotë se rreth 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë për të rritur.
“Rreth dhjetë persona janë vrarë në sulm. Aktualisht jemi duke punuar për identifikimin. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është aktualisht i paqartë”, thanë zyrtarët e policisë.
🚨Breaking – Sweden
5 People Shot including a Police Officer at School in Orebro, Sweden
This comes days after Swedish Prime Minister admits “they have lost control’
Police are saying ‘the danger is still not over.’ 🚨 pic.twitter.com/U9xK7zyx8o— I Stand With Israel. (@martinsengland) February 4, 2025
Qendra e edukimit për të rritur gjendet në qytetin Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor.
Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.