Një person ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Leoposaviq.
Rasti ka ndodhur më 06.05.2024 në fshatin Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Policisë me KFOR-in amerikan.
Një veturë pa targa e tipit Seat, ngjyrë hiri ka bllokuar rrugën dhe pastaj ka hedhur një person ka hedhur shishe xhami drejt veturave zyrtare.
I dyshuari pas sulmit ka ikur në drejtim të disa shtëpive.
Policia së bashku me KFOR-in ka identifikuar shtëpinë dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.
Në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.
Vetura është sekuestruar kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
