Analisti Veton Surroi ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Surroi e ka krahasuar rastin e grupit të Kumanovës me sulmin terrorist të serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.
Në një postim në platformën X, Surroi i ka quajtur të dy grupet si grupe paramilitare.
Sipas Surroit, të dy grupet çmohen si heronj.
“Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi. Të dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” , ka shkruar Surroi.