Surroi e krahason Listën Serbe me Dodikun: I tërheqin serbët nga institucionet, pastaj ankohen që s’janë pjesë e vendimmarrjes

Veton Surroi, publicist i njohur, ka shkruar një cicërimë në Twitter, ku ka bërë një paralele në logjikën e veprimit të Listës Serbe dhe Mirollad Dodikut, presidentit të Republikës Serbe në Bosnje.

Surroi vlerësoi se të dy palët, pra Lista Serbe dhe Dodiku, kanë një qasje të njëjtë. Ata i tërheqin serbët nga institucionet dhe pastaj ankohen se serbët nuk marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes.

“Lista serbe udhëhoqi zyrtarët serbë etnikë që të tërhiqen nga institucionet në veri të Kosovës. Dodik u bën presion zyrtarëve që të tërhiqen nga institucionet e nivelit shtetëror në BH. Të dy ankohen se serbët nuk janë pjesë e procesit të vendimmarrjes.” – shkruan Surroi.