Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin se Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë 3 kërkesa të qarta.
Ai bën me dije se duhen zhvilluar zgjedhje të reja në veri të Kosovës, ku serbët duhet të marrin pjesë dhe të nis puna për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Borrell paralajmëron se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, atëherë do të ketë pasoja të rënda.
“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani; Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në rast dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.