Takoi Fredi Belerin në burg, ish-ministri i Jashtëm grek: Shqipëria s’ka shanse në BE

Politikanë dhe ish-ministra grekë vijojnë të kërcënojnë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes Beleri.

Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos.

Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga SPAK me dy vite burgim.

“Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Si një profesionist në fushën e ligjeve, një avokat dhe politikan dua të theksoj se në Shqipëri ligjet nuk ekzistojnë. Në raport me rastin e Fredi Belerit, dua të them që nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”, tha ai në një prononcim për mediat.