NANGARHAR, Feb. 24, 2016: Taliban fighters attend a surrender ceremony in Nangarhar province, eastern Afghanistan, Feb. 24, 2016. About 24 Taliban fighters gave up fighting and joined the government-initiated peace process in Afghanistan's Nangarhar province Wednesday, the spokesman of the provincial government said.(Xinhua/Rahman Safi via Getty Images)

Talebanëve u duhen para, promovojnë turizëm në Afganistan, në sitet arkeologjike që kanë shkatërruar vetë

Kur bëhet fjalë për planifikimin e pushimeve, sigurisht që Afganistani nuk do të ishte një zgjedhje e duhur. Në dekada konflikti, pak turistë kanë guxuar të shkelin në vendin e Azisë Qendrore dhe me kthimin e talebanëve në pushtet në vitin 2021 shumë pak kanë marrë guximin të shkojnë për të vizituar vendin.

Mirëpo nëpër mediat sociale, së fundmi, po reklamohet se turizmi në Afganistan ka mbijetuar dhe madje po lulëzon. Me liqene malore, shtigje pyjesh dhe lagje shumëngjyrëshe, vendi i talebanëve nuk ka nuk ka qenë kaq i sigurt për 20 vjet, por udhëheqësit po bëhen pak më tolerantë në këtë aspekt.

“Është shumë ironike të shohësh ato video në TikTok ku ka një udhërrëfyes taleban dhe zyrtar taliban që u jep bileta turistëve për të vizituar rrënojat e siteve arkeologjike që po ato vetë i shkatërruan”, thotë Farkhondeh Akbari, familja e të cilit iku nga Afganistani gjatë regjimit të parë taleban në vitet 1990.

Talebanët gjithmonë kanë qenë armiqësorë ndaj të huajve, veçanërisht perëndimorëve. E megjithatë tashmë po shihen përkrah turistëve, me armë në krahë dhe të gatshëm të shfaqen në videot virale të TikTok, platformë e ndaluar në vend që nga viti 2022. Talibanët, të izoluar ndërkombëtarisht, nën sanksione të përhapura dhe të penguar nga aksesi në fondet e dhëna për ish-qeverinë e Afganistanit, kanë nevojë për para. Turistët, numri i të cilëve është rritur nga vetëm 691 në 2021 në më shumë se 7000 vitin e kaluar, po sjellin para.

Mohammad Saeed, kreu i Drejtorisë së Turizmit të qeverisë së Talibanëve në Kabul, tha në fillim të këtij viti se ai ëndërronte që vendi të bëhej një pikë e nxehtë turistike dhe me sa duket tendencat janë në rritje.