Robert Radoja ka folur për herë të parë në “Profil” për videon virale ku pa të njohurën e tij që këndonte në pedonale.
Ai tregoi se zonja në fjale ëshëe inxhiniere mekanike e dalë në pension, ajo nuk ishte bërë artiste për shkak të biografisë. Për hërë të parë dhe të fundit e kishte takuar në Pallatin e Pionerëve, duke treguar se ajo që atëhere i kishte qejf këngët operistike.
Kompozitori Radoja tregon se rastësisht e takoi në pedonale, më saktë e tërhoqi zëri i saj, ajo po këndonte një arje tha ai- “Kur u afrova fytyra me kujtonte diccka por kishinn kaluar 60 vite, edhe ajo me njohu, do ta ndihmoj. Nuk e kam takuar që kur ka qenë e vogël, por ishte një vajzë që kishte ëndërruar për të bukurën dhe me përfundu te pedonalja është pak dhimbje.“
Gazetarja Greta Topjana, këtë javë në “Profil” na njohu me jetën e kompozitorit të shquar Robert Radoja. Artisti i madh rrëfeu për sakrificat e rrugëtimit të tij artistik që nisen që në moshën 4-vjeçare kur preku për herë të parë pianon dhe prej atij momenti nuk u nda kurrë prej saj.
Po ashtu Radoja me shumë emocione foli edhe për familjen e tij, ku drama më e madhe mbetet vdekja e bashkëshortes.