3 të rinj nga Cakrani i Fierit investojnë në bletari dhe sot kanë një fermë bletësh prej 200 kosheresh.
Gert Mehmetaj, Marjo Hazizaj dhe Artur Skënderaj ju shërbejnë bletëve në këto ditë dhe shërbimi ndaj tyre është jo vetëm pasion por edhe për ju sjellë të ardhura financiare.
23-vjeçari, tregon se është kthyer nga emigracioni dhe ka zgjedhur t‘i përkushtohet rritjes së bletëve në profesionin e bukur të bletërritësit.
Artur Skënderaj është një tjetër i ri që i është bashkuar kësaj iniciative me rritjen e bletëve.
Ai është shprehur se pak kohë ka në ushtrimin e profesionit të bletërritësit duke synuar shtimin e koshereve.
Gert Mehmetaj është profesionist në bletë rritje. Që prej moshës 9-vjeçare dhe deri më sot ai punon vetëm pranë bletëve.
Problem për bletërritësit është spërkatja me pesticide e cila ka dëmtuar bletët. Kjo pasi bletërritësit nuk njoftohen nga ana e Institucioneve dhe fermerëve lidhur me dezinfektimet dhe si pasojë bletët pësojnë dëmtime.