Të shtëna me armë një shkollë në Suedi, raportohet për disa të plagosur

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedi, njofton policia. Ngjarja ndodhi të martën në Örebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit, përpara orës 13:00 me orën lokale.

Policia ende nuk ka konfirmuar gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Banorët janë këshilluar të qëndrojnë larg zonës. Autoritetet e konsiderojnë këtë ngjarje si një përpjekje për vrasje, zjarrvënie dhe shkelje të rëndë të ligjeve për armët.

Sulmi ka ndodhur në një qendër arsimi për të rritur, e njohur si Komvux, e cila frekuentohet nga persona që nuk kanë përfunduar arsimin bazë apo të mesëm. Për arsye sigurie, nxënësit e shkollave pranë janë urdhëruar të qëndrojnë brenda ambienteve të tyre. Hetimet po vazhdojnë dhe policia nuk ka dhënë ende detaje për të dyshuarit.