Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle.

Sipas transmetuesit publik austriak ORF, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar prej gati një ore në shkollën BORG Dreierschützengasse. Policia ka konfirmuar se janë dëgjuar të shtëna në ambientet e shkollës.

Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, i ka thënë ORF-së se dyshohet për viktima në këtë ngjarje tragjike. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar i sulmit besohet se është vetëvrarë.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.