Teatri “Skampa” kujton sot ditën e lindjes së aktorit të madh, Z.Agim Qirjaqi

“Agim Qirjaqi u lind më 27 Janar 1951 në Kolonjë. Ai mbaroi studimet universitare për aktor në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1973 filloi punë në Teatrin Kombëtar.

Z Qirjaqi u trajnua si regjisor në Akademinë e Arteve mes viteve 1975-1976. Agim Qirjaqi është aktivizuar gjerësisht në filmat shqiptarë.

Më pas, në periudhën 1978-1981, ai punoi si regjisor në Televizionin Shqiptar, ku realizoi disa teledrama, ndër to mund të përmendim ‘Arturo Ui’ si dhe telefilmin ‘Dorina’ (1980).

Ai ishte profesor i regjisë ne Akademinë e Arteve.Që nga viti 1989, Z. Qirjaqi mbajti titullin “Artist i Merituar”. Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta më 28 Mars të vitit 2010.”- shkruan “Skampa” në rrjetet sociale.