Nëse keni blerë një pajisje të re iPhone ose Galaxy në muajt e fundit, ka lajme të mira. Statistikat më të fundit nga ekipi i rishitjes në “SellCell” kanë zbuluar se sa shumë pajisjet kanë rënë në vlerë që kur kanë dalë në shitje dhe sipas të dhënave të tyre, pajisjet e fundit Apple dhe Samsung po performojnë mjaft mirë.
Në vend të parë është iPhone 15 Pro Max 256GB, i cili ka humbur vetëm 18.2% të vlerës që nga lansimi në treg vitin e kaluar, që është rezultat shumë më i mirë se iPhone 14, i cili ishte në dyqane në vitin 2022, raporton Mirror.
Pajisjet Apple janë të njohura për ruajtjen e vlerës së tyre shumë më mirë se Android, por të dhënat e reja tregojnë se edhe Samsung po ia del shumë mirë. “SellCell” thekson se Samsung Galaxy S23 është në top 15 telefonat që ruajnë vlerën më të mirë për vitin 2023 dhe përveç kësaj, vlera e tij bie më pak se Androidët e tjerë.
Pixel pati rezultatet më të këqija. Sipas “SellCell”, gama e pajisjeve Google Pixel 8 ka humbur mesatarisht 62.2% të vlerës së saj.
Më poshtë, shikoni listën e plotë të telefonave që kanë humbur vlerën më pak, e cila mund të jetë një informacion mjaft i dobishëm nëse dëshironi të ndërroni telefonin ose të blini një të ri:
1. iPhone 15 Pro Max – 256GB – 18.2% pas tre muajsh
2. iPhone 15 – 256GB – 22% pas tre muajsh
3. iPhone 15 Plus – 256GB – 24.7% pas tre muajsh
4. iPhone 15 – 128GB – 24.8% pas tre muajsh
5. iPhone 15 Pro – 256GB – 24.9% pas tre muajsh
6. iPhone 15 Pro Max – 512GB – 26.3% pas tre muajsh
7. iPhone 15 Pro – 128GB – 27.1% pas tre muajsh
8. iPhone 15 Plus – 128GB – 27.5% pas tre muajsh
9. iPhone 15 – 512GB – 31.7% pas tre muajsh
10. iPhone 15 Pro Max – 1TB – 32.4% pas tre muajsh
11. iPhone 15 Pro – 512GB – 32.6% pas tre muajsh
12. iPhone 15 Plus – 512GB – 33.1% pas tre muajsh
13. Galaxy S23 Plus – 256GB – 35.3% pas tre muajsh
14. iPhone 15 Pro – 1TB – 37.3% pas tre muajsh
15. Galaxy S23 Plus – 512GB – 38.3% pas tre muajsh