“Mrizi i Zanave”, një prej restoranteve më të bukura dhe mahnitëse shqiptare, tashmë ka arritur të bëhet i njohur edhe jashtë kufirit shqiptar.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë bërë të ditur se televizioni gjerman WDR, kanë realizuar një dokumentar kushtuar këtij restoranti.
“Pjesë nga dokumentari i televizionit gjerman WDR, të lumtur që kontribojmë në promovim të Shqipërisë autentike. Këto emisione na ndihmojnë të jemi të qëndrueshëm dhe garant për komunitetin”, është shkruar mbi videon e postuar nga “Mrizi i Zanave.