Tensione në Serbi: Protestues dhe forca policore përballë Parlamentit, raportohet për bllokim të hyrjeve për në Beograd

Dijana Hrka, nëna e të riut Stefan Hrka, i cili humbi jetën gjatë shembjes tragjike të një mbikalimi hekurudhor në Novi Sad, ka nisur sot një grevë urie para selisë së Skupština Republike Srbije (Parlamentit të Serbisë).

Sipas mediave ndërkombëtare, me këtë veprim ajo kërkon përgjegjësi të plotë për vdekjen e djalit të saj dhe të 15 personave të tjerë në atë tragjedi.

Grevja filloi në orën 11:52 të paradites, që përkon me momentin kur ndodhi shembja në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar. Në vendngjarje u mblodhën qytetarë, studentë dhe figura publike për ta mbështetur.

Policia përreth ndërtesës së parlamentit kishte vendosur kordonë dhe pengesa, gjë që krijoi tensione dhe kritika nga pjesëmarrësit.

Tragjedia në Novi Sad ka zgjuar zemërimin publik për mungesë transparence dhe përgjegjshmërie në rindërtimin e mbikalimit të cilit i humbën jetën 16 persona.