Lëvizja Vetëvendosje po bën fushatë në Skenderaj. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar.
U hodh edhe sprej.
Për mbërritjen e Kurtit në tubim u përdoren çadra për t’u mbrojtur.
KOHA ka mësuar se pati edhe gjuajtje me gurë, derisa gjatë tubimit u ndal edhe rryma elektrike.