Tentoi t’i shpëtojë kontrollit të ‘Shqiponjave’, kush është Imer Krrashi

Personi në foto është Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emra të tjerë si Imer Masha dhe Imer Uka, dhe tentoi që t’i largohej policisë sot në Tiranë, pasi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë.

Krrashi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai është dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të Edison Pulës.

Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022 nga policia italiane. Pula, 27- vjeç në atë kohë akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.