Teologu serb: Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rol të madh në kontekstin e krimeve të luftës dhe në manipulimin e historisë

Vukashin Miliceviq, teolog, prift dhe ish-profesor në Serbi, ka folur mbi rolin dhe ndikimin e fesë në marrëdhëniet shoqërore dhe politike në Ballkan. Ai ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur një rol të madh në kontekstin e krimeve të luftës dhe manipulimit të historisë. Sipas tij, është po kjo kishë e cila po merr pjesë në një përpjekje për një rishikim brutal të asaj që ndodhi në Srebrenicë, duke e paraqitur Serbinë si popull viktimë.

“Nëse qëndrimi i kishës ndaj problemit të krimeve të luftës do të ishte konsistent, atëherë mund të imagjinonim një situatë ku diçka e tillë mund të kishte kuptim. Nëse qëndrimi i tyre ndaj trashëgimisë së tyre do të ishte konsistent, atëherë ndërhyrja dhe nxitja e tyre kundër kanonizimit të Stepinacit do të ishte plotësisht e justifikuar. Në këtë mënyrë justifikohet, por kështu do të merrte një peshë krejtësisht tjetër, një themel krejt tjetër dhe kjo na kthen te historia e pranimit të përgjegjësisë dhe pendimit”.