Një burrë nga Missouri i ShBA-së, i thirrur papritur për të shkuar në punë gjatë ditës së tij të lirë, përfundoi me një surprizë të madhe kur fitoi 1 milion dollarë në lotari.
Teksa ndaloi për karburant në Perryville, ai vendosi të blejë një biletë të tipit 500X, të cilën e gërvishti më vonë në tavolinën e tij, duke zbuluar çmimin e pabesueshëm.
I shokuar, telefonoi bashkëshorten për të verifikuar çmimin.
“Thjesht nuk po u besoja syve”, tha ai, duke konfirmuar fatin e tij kur vizitoi zyrën e lotarisë.