Tom Doshi paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, mësohet se është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij.

Ndërkohë, thirrja në SPAK vjen pas njoftimit nga ana e tij se ka hapur zyrën e tij elektorale në Shkodër.

Në një prononcim për mediat, ai tha se do të jetë deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të 11 majit, duke konfirmuar edhe qarkun se ku do kandidojë.

Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet parlamentare.

Në parlamentin aktual, PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet.