Sipas mediave italiane, një stuhi e fortë ka goditur pjesën veriore të provincës së Lombardisë, ku ka rënë breshër në përmasat e topave të tenisit, me diametër 7-8 centimetra.
Një lloj ‘tornado’ është filmuar në pjesën verilindore të Milanos rreth orës 11:00. Nuk ka ende raporte për dëme dhe viktima.
Era e stuhishme po rrëzonte pemët në atë pjesë të Italisë. breshëri ka dëmtuar shumë makina dhe dy nënkalime janë përmbytur.
Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio.
Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen