Tradita shqiptare “pushton” skenën e Eurovision 2023, Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në finale

Albina dhe Familja Kelmendi kanë perfomuar të dhjetët në radhë në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2023” me këngën “Duje”.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” synojnë sot suksesin për të sjellë në Shqipëri Eurovision 2024.

Motivet shqiptare në veshje dhe ngjyrat kuqezi “pushtuan” skenën e Eurovision 2023 në Liverpool Arena, ndërsa vokali mahnitës i Albinës drithëroi publikun në sallë dhe jo vetëm.

Përmes vokalit dhe interpretimit brilant, Albina dhe Familja Kelmendi i dha publikut europian një krijim muzikor me traditë të zhanërit baladë me motive nga Ballkani.