Tragjedi në Francë: vdiq ish-kampioni i botës

Ish-kampioni i botës për të rinj në patinazh artistik, Michele Sica, vdiq gjatë pushimeve në Paris.

Sipas mediave italiane, Sica ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga tarraca dhe kaq. Nuk dihen më shumë për vdekjen e tij.

Sica ishte 26 vjeç. Ai fitoi tituj botërorë në patinazh artistik, në konkurrencën e të rinjve, në 2015 dhe 2016.

Klubi ku ai ishte trajner, Polisportiva Masi, i ka dhënë lamtumirën e fundit në profilin e tij në Facebook.

Ata deklaruan: “Me dhimbje dhe pikëllim të madh ndajmë lajmin për vdekjen e papritur dhe të parakohshme të të riut tonë Michele Sica.

Para se të bëhej trajneri ynë, ai ishte dy herë kampion bote për të rinjtë dhe fitoi medaljen e argjendtë evropiane. Ngushëllimet tona më të thella ndaj familjes”.