Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi.

Gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, pas vetëvrasjes së nënës me 3 fëmijë.

“Prokuroria hodhi dritë për aktin e fundit të Alma Arrazit që u hodh në Bunë së bashku me 3 fëmijët. Sipas Prokurorisë së Shkodrës e gjendur në kushte të rënduara si pasojë e dhunës psikologjike nga bashkëshorti, se është sekuestruar celulari i Erdgys Arrazi, ku shihen ofendime të ndryshme por edhe i tradhtisë bashkëshortore, kjo ka çuar që Alma Arrazi të ndërmerrte këtë akt vetëvrasës. Ne dimë aktin final, por nuk dimë sa ka zgjatur kjo dhunë e tradhti bashkëshortore që ka çuar në këtë pikë”, tha Kasapi.

Sipas tij, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar pasi kishte njerëz që kishin informacion mbi dhunën psikologjike apo kushtet e rënduara të viktimës. Gazetari thekson se nuk duhet të përbaltim figurën e nënës.

“Para se të shkojmë te fakti se bashkëshorti kishte një lidhje tjetër se ne nuk njohim institucionin e divorcit. Nuk është e mundur që asnjë person të mos ketë ditur për gjendjen e Alma Arrazit jo vetëm gjendjen e rënduar psikologjike, por edhe dhunën e tradhtinë. Unë jam i bindur që dikush duhet të ketë patur informacion, por ky u dha shumë vonë te policia, kur nuk kishte më kontakte me Almën. Duke qenë se dihej më parë mund të ishte parandaluar. Ne përbaltim figurën e viktimës, por ne nuk e dimë periudhën ku ajo është gjetur përballë dhunës psikologjike, kushtet, opinionin. nëse ka bërë si hakmarrje ndaj bashkëshortit. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përbaltim figurën e një nëne. Si ka qenë kjo tradhti bashkëshortore. Të përbaltësh figurën e nënës që merrte medikamente mbi depresionin. Ne dimë aktin final tragjik, por si u arrit deri aty. As vendi ku është hedhur nuk dihet”.