Sot në Gjykatēn Speciale të Prishtinēs do të mbahet seanca fillestare për çështjen penale të sulmit terrorist në Banjskë.
Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.
Në gjyqin që ka nisur nga ora 09:30 janë paraqitur edhe tre terroristët që u arrestuan një vit më parë pas sulmit në Banjskë.
Vladimir Toliç, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç mbërritën mëngjesin e kësaj të mërkure në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën përgatitore për ngjarjen të shoqëruar nga forca të shtuara të policisë elitare të Kosovës.
Në seancën përgatitore në rastin e sulmit terrorist të Banjskës po marrin pjesë si palë të dëmtuara edhe tre efektivët e policisë së Kosovës.