President Donald Trump addresses a joint session of Congress on Capitol Hill in Washington, Tuesday, Feb. 28, 2017. Vice President Mike Pence and House Speaker Paul Ryan of Wis. listen. (Jim Lo Scalzo/Pool Image via AP)

Trump: Kam lënë udhëzime, Irani do të zhduket nëse më vret

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se ai u ka dhënë udhëzime këshilltarëve të tij që ta zhdukin Iranin nëse do të vritej nga ky shtet.

“Nëse e bëjnë, ata do të fshihen”, ka thënë Trumpi duke iu përgjigjur gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe bëri thirrje për t’i bërë presion maksimal Teheranit.

“Kam lënë instruksione nëse e bëjnë këtë, ata fshihen, nuk do të mbetet asgjë”.

Departamenti i Drejtësisë pati njoftuar në nëntor se një komplot iranian për vrasjen e Trumpit përpara zgjedhjeve presidenciale ishte ndaluar, raportoi AP.

Departamenti pati njoftuar se zyrtarë iranianë kishin udhëzuar Farhad Shakerin në shtator që të vëzhgonte dhe më pas ta vriste Trumpin.