Trump njofton Vucic se i ka vendosur mallrave serbe tarifë prej 35 %

Presidenti Amerikan Donald Trump siç ishte njoftuar u vendosi disa shteteve tarifa doganore në import të mallrave të shteteve të caktuara që kanë deficit të lartë e të padrejtë me SHBA, mes tyre Serbia.

Presidenti ka thënë në fundjavë se duke nisur nga ditë e hënë ai do të dërgojë një mori letrash nëpër shtete të ndryshme për t’i informuar se do t’i zbatojë masat e ashpra që në prill i pati shtyrë për një periudhë kohore.

Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.

Mes tyre u publikua edhe letra për presidentin serb Aleksandar Vucic të cilin e njoftonte se tarifat tani e tutje janë 35 % për mallrat serbe që do të eksportohen në SHBA. Ai paralajmëroi atë po ashtu se nëse ndaj këso masë do të përgjigjen me tarifa të tyre, vlera e caktuar do t’i shtohet tashmë tarifës së vendosur.