Trump ua lëshon një kërcënim vendeve të BRICS’it: U vë tarifa 100% nëse e zëvendësoni dollarin

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të shtunën kërkoi që vendet anëtare të BRICS-it të që të mos krijojnë një monedhë të re apo të mbështetin një monedhë tjetër që do të zëvendësonte dollarin amerikan, ndryshe do të përballen me tarifa prej 100%.

“Kërkojmë një angazhim nga këto vende që as të mos krijojnë një Monedhë të re BRICS, as të mos mbështesin ndonjë Monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan, ndryshe do të përballen me tarifa prej 100% dhe duhet të presin t’i thonë lamtumirë shitjes në ekonominë e mrekullueshme të SHBA-së,” shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.

“Ata mund të gjejnë një ‘budalla’ tjetër. Nuk ka asnjë shans që BRICS të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare, dhe çdo vend që përpiqet duhet t’i thotë lamtumirë Amerikës”, shtoi Trump, shkruan Reuters.

Vendet anëtarë të BRICS janë: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut