Trump: Unë do t’i jap fund luftës në Ukrainë për 24 orë

Ish-presidenti amerikan u rikthye në CNN në një debat një orë e gjysmë përpara një auditori prej 400 votuesish republikanë dhe përshkruan Amerikën që do të vijë, nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga politika e huaj në atë vendase.

Në një debat në shtetin New Hampshire të drejtuar nga gazetarja Kaitlan Collins ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet kishin qenë “të manipuluara”, edhe pse zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe federale, zyrtarët e fushatës së tij, dhe shumë gjykata i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

“Kam bërë një punë të jashtëzakonshme, prandaj duhet të rizgjedhem”, nis manjati i pritur me ovacione të vazhdueshme nga mbështetësit e tij. Menjëherë pas aktakuzës historike në çështjen Stormy Daniels, ish-presidenti amerikan ka diçka për të gjithë. Duke filluar nga Europa të cilën e sulmon për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe se ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

“BE duhet të investojë më shumë para në luftën në Ukrainë. Ata mendojnë se ne jemi budallenj. SHBA-ja ka investuar 171 miliardë dollarë, Europa ka shumë para, dua që të investojnë më shumë”, këmbëngul ai.

Nëse ai do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, lufta do të mbaronte për 24 orë. Por kur spikerja e CNN, Kaitlan Collins e pyet se kush duhet ta fitojë konfliktin, ai u përgjigj. “Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim vrasjet”, tha ai.

Trump përsëri këmbënguli në diskutimin e së mërkurës se nuk e njihte zonjën Carroll, megjithëse e sulmoi atë ashpër.

Për temën tjetër të nxehtë, kryengritjen e 6 janarit, ish-presidenti mban qëndrimin e tij dhe mbron rebelët, duke siguruar se do të falte shumë prej tyre.

Në zgjedhjet e ardhshme ai pranon se do të pranonte çdo rezultat “por vetëm nëse vota ishte e saktë”.