SHBA- Presidenti Donald Trump nuk e vuri dorën mbi Bibël teksa bëri betimin gjatë inaugurimit të tij të hënën. Zonja e parë Melania Trump qëndroi pranë presidentit duke mbajtur dy Bibla, por presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara nuk e vendosi dorën mbi asnjërën, ndërsa ngriti dorën e djathtë për të bërë betimin presidencial.
Melania Trump mbante në dorë Biblën personale të burrit të saj, të cilën ia dha nëna e tij, dhe Biblën e Linkolnit që Presidenti Abraham Lincoln përdori për të bërë betimin e detyrës në 1861.
Nuk ka asnjë kërkesë ligjore apo detyrim që presidenti të vendosë dorën e tij mbi Bibël. Sipas nenit VI, klauzola 3, e Kushtetutës së SHBA, e cila mbulon betimin e detyrës, anëtarët e Kongresit, legjislaturave shtetërore dhe zyrtarët ekzekutivë dhe gjyqësorë në të gjithë vendin janë të detyruar me betim ose pohim të mbështesin Kushtetutën.
Gjatë inaugurimit të tij të parë më 20 janar 2017, Trump vendosi dorën e djathtë mbi dy Bibla të mbajtura nga zonja e parë, ndërsa Roberts e betoi atë si presidenti i 45-të.