Trupat ukrainase e rrëzojnë dronin e rusëve me vlerë rreth 6 milionë dollarë

Ushtria ukrainase rrëzoi një mjet ajror pa pilot të armikut me vlerë rreth 6 milionë dollarë.

“Gjatë ditës, Forcat Ajrore të Ukrainës filluan nëntë sulme ndaj personelit, armëve dhe grupeve të pajisjeve ushtarake të armikut. Gjithashtu, mbrojtësit tanë rrëzuan një UAV armik Forpost me vlerë rreth 6 milionë dollarë,” postoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook .

Gjithashtu u konfirmua se depot e municionit të armikut u dëmtuan në Kadiivka të rajonit të Luhansk më 15 dhe 16 dhjetor. Shpërthimet në depo zgjatën më shumë se 20 orë.

Më 20 dhjetor, një grup personeli ushtarak rus në aeroportin në distriktin Kakhovka, rajoni Kherson, u godit. Aty mbaheshin rreth 30 njësi sistemesh artilerie të llojeve të ndryshme, armë vetëlëvizëse, MLRS, municione dhe karburant. Informacioni i detajuar për humbjet e pajisjeve dhe personelit të armikut është duke u sqaruar.