Pamje të tmerrshme kanë qarkulluar në internet që tregojnë njerëz që luftojnë për jetën e tyre pasi një anije turistike me 89 pasagjerë u përmbys në brigjet e Balit.
Një varkë që sapo ishte nisur nga fshati Lembongan, në ishullin Nusa Lembongan, u godit nga një valë e madhe, duke shkaktuar panik.
Pamjet e kapura nga pasagjerët tregojnë njerëz që shkelmojnë dritaret e tragetit ndërsa përpiqen me dëshpërim të shpëtojnë nga anija që po fundoset