Turisti që vandalizoi Koloseun i kërkon falje Romës

Në një letër dërguar autoriteteve në Romë, i riu me origjinë bullgare tha se nuk ishte në dijeni të moshës së monumentit dhe tha se i vinte keq.

Turisti që shkroi emrin e tij dhe të dashurës së tij në një nga muret e Koloseut në Romë kërkoi falje në një letër dërguar Prokurorisë së Romës, kryetarit të bashkisë Roberto Gualtieri dhe këshillit të kryeqytetit italian, në të cilën ai siguron se ai nuk ishte në dijeni të vjetërsisë së monumentit.

“Me turp të plotë e pranoj se vetëm pas asaj që ndodhi fatkeqësisht mora vesh për vjetërsinë e monumentit”, shkruante i riu me origjinë bullgare në letrën e botuar sot nga gazeta romake “Il Messaggero” . Të dy po vizitonin kryeqytetin italian gjatë një udhëtimi tre-javor në Evropë dhe gjatë një vizite në Koloseum, i riu shkroi frazën “Ivan+Hayley 23” në një mur.

Kallëzim penal i mundshëm

Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, premtoi atëherë se ky akt vandalizmi do të ndiqej penalisht dhe pasi karabinierët kontrolluan pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat e hoteleve dhe arritën të identifikonin turistin teksa ndodheshin në Bullgari.

Sangiuliano siguroi se në rast ankese, Ministria e Kulturës do të paraqitet si palë civile. Nuk dihet nëse ndaj të riut është hapur ndonjë procedim ligjor.

Sipas gazetës, i riu kërkoi menjëherë falje për gjestin e tij dhe u tha Karabinerëve se i vinte shumë keq dhe gjithashtu i shqetësuar për pasojat e veprimit të tij, pasi i ishte shpjeguar se rrezikonte një dënim me burg nga dy deri në pesë vjet dhe një gjobë nga 2500 deri në 15000 euro.

Ju kërkojmë falje italianëve

“I vetëdijshëm për seriozitetin e aktin e kryer, me këto rreshta dëshiroj t’u drejtoj faljen time më të sinqertë italianëve dhe mbarë botës për dëmin e shkaktuar në një pronë që është në fakt trashëgimi e mbarë njerëzimit”, shkruan ai në letër.

Mbi të gjitha, ai i kërkon falje bashkisë së Romës që “me përkushtim, kujdes dhe sakrificë ruajnë vlerën e paçmueshme historike dhe artistike të Koloseut” dhe më pas mundohet të justifikohet duke shtuar se “vetëm mësoi për lashtësinë e monumentit më vonë.”

Koloseu Romak është pre e turistëve vandalë

Kjo nuk është hera e parë që vizitorët e amfiteatrit të madh vendosin të vandalizojnë muret e tij.

Verën e kaluar një turiste kanadeze u befasua nga agjentët e sigurimit të Koloseut teksa shkruante emrin e saj me një gur në të njëjtat mure.

Me atë rast, rojet kanë mundur të lajmërojnë me shpejtësi policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka denoncuar turisten.