Ndeshja e Turqisë kundër Gjeorgjisë mund të shtyhet pas përleshjeve të dhunshme midis dy grupeve të tifozëve në ‘Iduna Park’ dhe shiut të rrëmbyeshëm. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në orën 18:00 të së martës në stadiumin e Borussia Dortmundit, por situata është bërë kaotike.
Uji po derdhet nga çatia pas shiut të dendur, ndërkohë që tifozët kanë përplasje brenda stadiumit, që do të thotë se duhet marrë një vendim nga UEFA.