Turqia denoncoi të hënën një plan izraelit për të dyfishuar popullsinë që jeton në lartësitë e pushtuara dhe të aneksuara të Golanit, si një përpjekje për të zgjeruar kufijtë e tij. Kjo është raportuar nga CNN turk, i cili i referohet deklaratës së Ministrisë së Jashtme turke.
“Ne dënojmë me forcë vendimin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në Lartësitë e Golanit, të cilat i ka pushtuar që nga viti 1967. Vendimi në fjalë është një fazë e re e qëllimit të Izraelit për zgjerimin e kufijve përmes pushtimit”, tha ministria e Jashtme në një deklaratë, duke paralajmëruar se plani do të “minonte seriozisht” përpjekjet për të sjellë stabilitet në Sirinë fqinje pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asad.
Në reagimin e ashpër ndaj vendimit të Izraelit, Ankaraja u bëri thirrje të reagojnë dhe t’i japin fund veprimeve të paligjshme të Netanjahut.
Ky hap i ndërmarrë nga Izraeli është jashtëzakonisht shqetësues kur vlerësohet së bashku me hyrjen e tij në zonën e ndarjes midis Izraelit dhe Sirisë në kundërshtim me Marrëveshjen e vitit 1974, përparimet e tij në rajonet ngjitur dhe sulmet ajrore kundër Sirisë. Veprimet e vazhdueshme të Izraelit dëmtojnë seriozisht përpjekjet për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Siri dhe rrisin më tej tensionet në rajon. Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë reagimin e nevojshëm ndaj Izraelit dhe të sigurojë që aktivitetet e paligjshme të qeverisë Netanyahu të marrin fund”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.