Më 6 korrik, Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës.
Arratisjen nuk e bëri për herë të parë, teksa në gjurmët e tij akoma nuk kanë rënë organet e sigurisë.
Por, në vend se të fshihet, Hajrizi po zhvillon një jetë normale që nga arratisja.
Ai është bërë aktiv në rrjete sociale, duke bashkëbiseduar me qytetarë e duke postuar video nga përditshmëria.
Sot, ai publikoi pamje duke bërë ushtrime fizike, shkruan indeksonline.Hajrizi po vuante dënim me burgim për vrasjen e një ushtari rus dhe kryerjen e disa veprave të tjera penale.