U arrestua dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri fiton nga burgu Bashkinë e Himarës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

Gara mes kandidatit socialsit Jorgo Goro dhe Belerit ishte tepër e ngushtë.

Beleri ka marrë 3818 vota ndërsa kundërshtari i tij socialist në këto zgjedhje lokale mori 3837 vota.

Diferenca e votave mes tyre është  19 vota.

Fredi Beleri, u arrestua mëngjesin e 12 majit me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të votave.

Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ishte prej ditësh në hetim.

Tani pritet procesi gjyqësor për Belerin nëse ky i fundit do të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Himarës  apo në këtë Bashki do të zhvillohen sërish zgjedhje të tjera.