U ndoq nga Policia në rrugët malore të Vitisë, Dogana sekuestron mjaltë për stimulim në vlerë 40 mijë euro

Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme.

Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.