U nis nga Otranto drejt Vlorës me not, momente nga sfida e notit të shqiptares

Shqiptaro –australiania, Eva Buzo prej mëngjesit të së enjtes vijon sfidën e saj për të mbërritur nga Otranto në brigjet e Vlorës me not.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se Buzo vijon të notojë nën shoqërinë e ekipit të saj por që asaj nuk i lejohet të prekë mjetin e shoqëruesve të saj.

Përmes videove shihet momenti kur ajo merr ushqim por pa e prekur mjetin lundrues.

Eva ka vijuar pa ndërprerje notin edhe gjatë orëve të natës dhe pritet që në orët e mbrëmjes të mbërrijë në brigjet e Vlorës.