Një familje nga Austria u nis me pushime në Zagreb. Megjithatë, pas 500 kilometrash vozitje, ata e kuptuan se po lëviznin në drejtim të gabuar.
Ata kishin planifikuar që të pushonin gjatë rrugës në Salzburg të Austrisë, por ata zgjodhën komunën e Salzburgut në Westerwald të Gjermanisë në pajisjen e navigimit në veturë.
Kjo është arsyeja pse ata vazhduan të lëviznin në drejtim të gabuar dhe e kuptuan se çfarë ndodhi vetëm pas disa orësh, kur u ndalën në zonën e provincës Rhineland-Pfalz në Gjermani.
Pas kësaj, ata kontaktuan departamentin e policisë në Montabaur.
Oficerët e policisë i ndihmuan ata të gjenin rrugën për në Zagreb.