U përjashtua nga Komisioni i Etikës, Saimir Korreshi: Punë e madhe nëse s’e marr rrogën këtë muaj, do ha pensionin e plakës

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për gazetarët fill pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Etikës, i cili mori vendimin për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, të cilët një ditë më parë penguan punimet e Kuvendit.

Korreshi duke ironizuar u shpreh se, nuk i intereson se nuk do të marrin rrogë këtë muaj, ndërsa shtoi më tej se do hanë pensionin e prindërve dhe grosh.

“Nuk është procedurë që t’i bjerë bilbilit Klotilda dhe ne të hyjmë në komision. Nuk na intereson fare kjo gjë, punë e madhe se nuk e marrim rrogën këtë muaj. Do hamë pensionin e plakës, do hamë grosh”, tha Korreshi kur u pyet për rrogën, për të cilën rrezikon të mos e marrë për shkak të përjashtimit për disa ditë me radhë.