Një zyrtar i lartë i Hamasit braktisi intervistën me një gazetar të CNN.
Gazetari, Jim Sciutto, pyeti liderin e Hamasit nëse ndihen përgjegjës për vdekjen e mijëra palestinezëve pas sulmit terrorist që ata filluan më 7 tetor.
Pas pyetjes, Osama Hamdan akuzoi gazetarin, i cili ndodhet në Tel Aviv, se është rreshtuar në krah të Izraelit.
“Ju po justifikoni izraelitët që vrasin palestinezë kur bëni këtë pyetje,” tha zyrtari i organizatës terroriste, duke shtuar se “duhet të kuptoni se Izraeli ka vrarë palestinezë për 76 vitet e fundit”.
Dy burrat kanë vazhduar përplasjen për disa kohë duke ndërprerë njëri tjetrin.
“Nuk mund të pyesësh dhe të përgjigjesh vetë”, këmbënguli Hamdani.
Pak para se të dilte nga transmetimi, gjëja e fundit që ai dëgjohet t’i thotë gazetarit është: “Ti dëshiron të dëgjosh veten dhe izraelitët”.