U tha se ua ndaloi agjërimin punëtorëve – reagojnë nga mobileria “Te Naseri”

Një punonjës i fabrikës së mobilieve “Te Naseri” në Suharekë u shpreh se pronari i kësaj kompanie ua ka ndaluar njërin prej riteve të fesë islame, atë të agjërimit të muajit të shenjtë. Ndaj këtij lajmi kanë reaguar nga kjo kompania. Ata thonë se një person ish-punonjës i tyre po tenton t’ua prish imazhin.

“Situata të tilla të personave që mundohen të dëmtojnë imazhet e bizneseve në Kosovë nuk janë të parat dhe as të fundit, andaj duke respektuar ligjet ne kemi inicuar procedurat e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë“, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Përmes një shkrimi në Facebook, të njëjtit kanë përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se janë mbi 20 punëtorë janë agjërues dhe predikues të fesë islame.

Madje, thonë që të njëjtëve ua kanë lëvizur vendin e punës brenda ndërmarrjes për t’ua lehtësuar punën gjatë muajit të Ramazanit.

Si u raportua rasti?

Një dëgjues në një emision fetar ku i ftuar ishte Hoxhë, Shefqet Krasniqi, ka dërguar një mesazh me këto informacione.

“Punëdhënësi fillimisht ka kërkuar nga punëtorët që të mos e agjërojnë fare muajin e Ramazanit gjithashtu i ka detyruar që ta nënshkruajnë këtë vendim. Kjo ka bërë që disa punëtorë ta lënë punën”, thuhet në mesazhin e tij.

Tutje, ai pyet hoxhën se si është realiteti i disa firmave se si po i trajtojnë punëtorët.

Hoxhë Shefqet Krasniqi e kritikon pronarin e kësaj firme duke i thënë se “a ke turp nga Allahu”.

“Ai është dashtë me e shkru edhe këto: 1. s’keni me agjeru, 2. Me pi raki, 3. keni me u pagëzu ose me u kryqu, 4. me e mohu Zotin. Ai e ka kanunin n’dorë se është mbret”, thotë hoxha duke udhëzu punëtorët që t’i thonë” A s’ke turp nga Allahu, çka të vyn me punu tek ai. Këtë nuk e bon as gjermani as anglezi”, thotë Krasniqi.

Për më shumë dëgjoni përgjigjën e hoxhës: