Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën, në Shqipëri, me Galugnano, në Salento. Lajmin e ka konfirmuar “Corriere.it”.
“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë projektimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve,”- deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari për investimet lidhur me sistemin e ujit.
Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin 4 vjet punë dhe një miliard burime financimi nga BEI, BERZH, shteti italian, rajoni etj. Qëllimi është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia, e cila vuan nga thatësira.