Të paktën 5 persona humbën jetën, mes të cilëve 2 anëtarët e ekuipazhit të një ambulance, si dhe 20 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një sulmi të ushtrisë ukrainase në zonën kufitare të Kursk, brenda territorit rus.
Guvernatori i rajonit, Alexei Smirnov bën me dije se gjatë sulmit trupat ukrainase lëshuan dhe dhjetëra raketa, një pjesë e të cilave u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore.
Një ditë më parë, Rusia vendosi të dislokojë një numër të konsiderueshëm rezervistësh në rajonin e Kursk, pikërisht nga frika e një sulmi ukrainas, pasi incidente të ngjashme ishin shtuar në zonë.