Ky është momenti kur forcat e armatosura të Ukrainës godasin helikopterin rus që po fluturonte, dhe si pasojë rrëzohet në tokë dhe ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm.
Ky është poshtërimi i radhës që po i bëhet presidentit rus Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij, kurse videoja e filmuar nga toka shfaq helikopterin ushtarak rus Ka-52 Alligator duke u rrëzuar në fushëbetejë në afërsi të Robotyne në rajonin e Zaporizhzhia.
Ishin dy helikopterë duke fluturuar kur njëri prej tyre goditet me predhë, dhe disa sekonda më pas bie në tokë.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse helikopteri tjetër që shihet në video, ishte i njëjti që është rrëzuar nga ukrainasit.
Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk pretendon se helikopteri i dytë është rrëzuar në afërsi të Bakhmutit në rajonin e Donetskut.